Reagon deputetja e Durrësit, Manjola Luku, pas vrasjes së dyfishtë në Manëz: “Dhuna dhe armët nuk janë zgjidhje”

Date:

Share post:

Deputetja e Durrësit, Manjola Luku, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Manëz në orët e para të mëngjesit, ku humbën jetën dy të rinj pas një konflikti të çastit. Luku, e cila jeton në këtë zonë, ka shprehur shqetësimin dhe dhimbjen e saj të thellë për krimin që ka tronditur komunitetin.

“Si deputete e zonës, por edhe si banore e këtij komuniteti, shpreh shqetësimin dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Manëz, ku humbën jetën dy të rinj. Kjo ngjarje është tronditëse dhe e papranueshme për të gjithë ne”, – ka shkruar Luku.

Ajo u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë autorët përpara ligjit.

“Dhuna dhe armët nuk mund të jenë kurrë zgjidhje, ato shkatërrojnë jetë, familje dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve te siguria dhe drejtësia”, thekson më tej deputetja.

Në fund, Luku ka përcjellë ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave, duke e cilësuar këtë humbje si të rëndë dhe të parakohshme për komunitetin e Manzës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagosja me armë në Durrës, reagon policia: 61-vjeçari qëlloi 52-vjeçarin, vijon kërkimi

Policia ka reaguar për plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të...

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...