Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Manëz, Viktimat u qëlluan nga pas

Date:

Share post:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Manzën në orët e para të mëngjesit të 22 tetorit, ku mbetën të vrarë dy të rinj pas një konflikti në një lokal pranë karburant “Gegës”. Hetimet dhe kqyrja e trupave kanë zbuluar se të dy viktimat janë qëlluar në shpinë, duke marrë nga një plumb secili në kurriz, gjë që tregon se asnjëri prej tyre nuk e priste përdorimin e armëve në konflikt. Ata janë qëlluar në momentin që po largoheshin.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja nisi pas një debati banal për një kafe, që degjeneroi në konflikt me armë zjarri. Fillimisht, Flori Paluçi nga Hamallaj e Manzës ka qëlluar mbi Aranitin, mikun e Daniel Pepës, duke e plagosur lënë të vrarë. Menjëherë më pas, Daniel Pepa ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin, duke e lënë të vdekur.

Të dy të rinjtë, sipas ekspertizës paraprake, kanë marrë plumb fatal në pjesën e pasme të trupit, duke dëshmuar se në çastet e fundit kanë tentuar të largohen nga vendi i përplasjes.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të lokalit dhe po vijon kërkimet për kapjen e Daniel Pepës, i cili është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Florit Paluçi.

Ngjarja e Manzës ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur çdo rrethanë të krimit që nisi nga një konflikt i çastit dhe përfundoi me dy jetë të humbura tragjikisht.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...