Ekonomia në rritje por punësimi ‘ngec’ në vend, çfarë zbulon raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë 

Date:

Share post:

Ekonomia e Shqipërisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme në dy dekadat e fundit, por kjo rritje nuk ka gjeneruar punësimin e duhur.

Ky është konkluzioni i Bankës Botërore, në një raport mbi rishikimin ekonomik të vjeshtës në rajonin ECA që përfshin 31 vende të Europës Lindore, Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë Qendrore.

Ndërmjet 2000 dhe 2023 ekonomia e vendit tonë është rritur mesatarisht 3%–4% në vit, ndërsa punësimi me afërsisht 0.8-1% në vit. Kjo tregon se, ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur rritje të qëndrueshme, aftësia e saj për të gjeneruar vende pune ka qenë mesatare.

Mbledhjet Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore, Guvernatori Sejko zhvillon takime me zyrtarë në Uashington.

Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi është zgjeruar 0.15–0.2%, shumë më i ulët se në vende si Turqia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut, të cilat kanë përfituar më shumë në krijimin e vendeve të reja të punës nga rritja ekonomike.

Të dhënat sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka gjeneruar punësim, por me intensitet modest krahasuar me fqinjët më dinamikë të rajonit. Kjo tregon se struktura e rritjes në Shqipëri ka qenë më shumë e përqendruar në sektorë me produktivitet të ulët ose punësim informal, duke e kufizuar potencialin e krijimit të qëndrueshëm të vendeve të reja të punës.

Banka Botërore vë në dukje se përmirësimi i raportit të rritjes me punësimin kërkon zhvendosje drejt sektorëve më produktivë dhe politika që nxisin punësimin formal në ekonomi.

Lidhja e dobët mes punësimit dhe rritjes ekonomike tregon se rritja ka qenë jo e barabartë. Kjo ndodh sepse në Shqipëri rritja ekonomike është përqendruar në sektorë që nuk kanë nevojë për shumë punonjës, si ndërtimi dhe tregtia. Por ka edhe një deformim që krijohet nga rritja e punësimit informal, pa kontrata dhe që nuk reflektohet në treguesit zyrtarë.

Banka ka evidentuar se ekonomia shqiptare po rritet, por jo në mënyrë mjaftueshme për të punësuar më shumë njerëz. Për ta përmirësuar këtë, duhet që rritja të vijë nga sektorë që gjenerojnë më shumë punësim si prodhimi, shërbimet profesionale, teknologjia dhe industria përpunuese.

Struktura e punësimit dy vitet e fundit po ndryshon, duke u zhvendosur nga sektorët e prodhimit drejt tregtisë dhe shërbimeve. Forcimi i Lekut dhe rënia e kërkesës nga jashtë ka çuar në tkurrje për të tretin vit radhazi të sektorit të industrisë këtë vit.

Fabrikat e vogla dhe të mesme po falimentojnë, ndërsa të mëdhatë nuk po zgjerohen me punonjës. Gjithashtu, shumë punonjës të bujqësisë janë duke u transferuar në aktivitete ndërtimi dhe shërbimet, nisur edhe nga kërkesa më e lartë e viteve të fundit që këta sektorë kanë për punonjës./Monitor

spot_img

Artikuj të lidhur

Landfilli i Fushë-Krujës në flakë, tymi përhapet drejt Kamzës dhe Mamurrasit

Një zjarr i madh ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Krujë. Raportohet se flakët janë përhapur në...

Punësohej në biznese të ndryshme dhe vidhte xhirot ditore, 39-vjeçarja arrestohet nga forcat ‘Shqiponja’

Policia e Tiranës ka dokumentuar 5 raste vjedhjesh në biznese të ndryshme dhe ka arrestuar një 39-vjeçare. Në pranga...

Ekzekutimi mafioz në Sarandë, Hetim të kaluarës së viktimës dhe kontrolle të shumta

Një 44-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë, ndërsa një 73-vjeçar, kalimtar i rastit,...

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër

Dy 43-vjeçarë janë arrestuar në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të dyshuara si të...