Maratona UAMD 2025 në Durrës, Ja fituesit e garës sportive

Date:

Share post:

Durrësi u kthye këtë të premte në një pistë të hapur vrapimi, ku u zhvillua Maratona UAMD 2025, me pjesëmarrjen e dhjetëra studentëve dhe pedagogëve. Gara nisi nga Currilat dhe vijoi përgjatë Sheshit Taulantia deri te zona e “Velierës”, duke sjellë një atmosferë dinamike në qytet.

Mbyllja e përkohshme e disa segmenteve rrugore krijoi vështirësi për drejtuesit e automjeteve, pasi nuk kishte një njoftim paraprak, por nga ana tjetër siguroi zhvillimin normal të aktivitetit.

Fitueset e Kategorisë Femra

Në kategorinë e femrave spikatën tre studente, të cilat arritën të dallohen për ritëm dhe performancë:

  • Vendi i parë: Alketa Mustafa
  • Vendi i dytë: Marilena Gjata
  • Vendi i tretë: Morena Jaku

Fituesit e Kategorisë Meshkuj

Në kategorinë e meshkujve, gara u mbyll me këtë renditje:

  • Vendi i parë: Arsion Megjidi
  • Vendi i dytë: Olken Horanlli
  • Vendi i tretë: Arbion Megjidi

Çmimet dhe medaljet për të dy kategoritë u dorëzuan nga kampionia shqiptare me rekorde botërore Luiza Gega, e cila i dha aktivitetit një dimension motivues për të gjithë pjesëmarrësit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...