Parashikimi/ Reshje intensive në disa qarqe në datat 17-18 nëntor, Emergjencat Civile kërkojnë masa paraprake

Date:

Share post:

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka njoftuar se, sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), vendi pritet të përballet me reshje të shumta dhe shtrëngata gjatë datave 17 dhe 18 nëntor 2025, me intensitet të lartë në disa qarqe, ndaj kërkohet marrja e masave nga ibstitucionet vendore.

Parashikimi për të hënën, 17 nëntor

Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

Parashikimi për të martën, 18 nëntor

Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Reshje intensive parashikohen në Dibër, Durrës dhe Tiranë, ndërsa në Elbasan dhe Fier reshjet do të variojnë nga mesatare në lokalisht intensive.

Shtrëngata do të shfaqen në të gjitha qarqet. Sipas QKOEC, intensiteti i lartë i reshjeve dhe stuhitë mund të shkaktojnë probleme në disa zona urbane, përfshirë vërshime të ujit, sidomos aty ku sistemet e kanalizimeve janë të dëmtuara ose të bllokuara.

Masat e kërkuara për parandalimin e riskut

Duke u bazuar në parashikimet dhe përvojat e mëparshme, QKOEC u ka kërkuar autoriteteve vendore dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa uzrgjente paraprake, si:

* Njoftimi i bashkive dhe strukturave të mbrojtjes civile në çdo qark;

* Informimi i bizneseve dhe blegtorëve pranë zonave të rrezikuara, për zhvendosjen e bagëtive;

* Njoftimi i popullsisë për rrezikun e mundshëm dhe marrjen e masave mbrojtëse, përfshirë ngritjen e ushqimeve dhe sendeve të nevojshme në lartësi të sigurt;

* Kontrolli dhe zhbllokimi i kanalizimeve, veçanërisht kanaleve të ujërave të larta dhe sistemit të kullimit;

* Pastrimi i pusetave dhe nënkalimeve në zonat urbane;

* Mbajtja në gatishmëri e hidrovoreve dhe sistemit të ujësjellës-kanalizimeve;

* Sigurimi i furnizimit me energji elektrike.

QKOEC bën apel që të gjitha institucionet përgjegjëse të jenë në gatishmëri për tejkalimin e çdo situate të mundshme emergjente.

spot_img

Artikuj të lidhur

Shëngjin/Dallgët e forta marrin 5 të rinj, 2 prej tyre humbin jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e "Ranës së Hedhun", në Shëngjin. Bëhet me...

Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona kanë ndeshur në lëndë...

Tritoli në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga Policia si bashkëpunëtor i dy të shpallurve në kërkim, Griseld Taullajt dhe...

Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtuesit

Prokuroria ka dhënë disa masa sigurie për disa punonjës banke, mes tyre dy drejtuesit, pasi dyshohet se zbrazën...