Si jetonin në Evropën mesjetare, higjena që sot do të na trondiste

Date:

Share post:

Nëse sot hapja e dritareve, larja ditore dhe uji i rrjedhshëm na duken të zakonshme, në Evropën mesjetare ato do të ishin luks i rrallë. Jeta e përditshme në shekujt e errët ishte shumë larg standardeve moderne të pastërtisë dhe kjo jo vetëm për arsye varfërie, por edhe nga besime të gabuara për trupin dhe shëndetin.

Në Mesjetë, larja e trupit nuk shihej si domosdoshmëri. Shumë njerëz laheshin vetëm një ose dy herë në vit, ndërsa fisnikët përdornin parfume dhe vajra aromatikë për të mbuluar erën e trupit. Edhe pse të pasurit kishin mundësinë të ngrohnin ujë dhe të përdornin vaska, larja shikohej me dyshim, besohej se uji i nxehtë hapte poret dhe i bënte njerëzit më të prekshëm ndaj sëmundjeve.

Edhe banesat nuk ishin aspak të pastra. Shtëpitë kishin pak dritë, ajroseshin rrallë dhe dyshemetë shpesh mbuloheshin me kashtë që grumbullonte mbeturina, insekte e deri minj. Mungesa e ujit të rrjedhshëm e bënte pastrimin e shtëpisë të vështirë, ndërsa higjiena mbështetej kryesisht te ndërrimi i rrobave, me idenë se “rroba e pastër thith papastërtitë e trupit”.

Problematike ishte edhe menaxhimi i mbetjeve. Në qytetet e mëdha, njerëzit përdornin “kutitë e natës”, enë të cilat pastaj derdheshin në rrugë. Kanalizimet ishin sipërfaqësore dhe shpesh derdheshin në lumin kryesor nga ku qyteti merrte ujë. Latrinat publike ekzistonin, por ishin të pakta dhe mbaheshin keq. Ky kaos higjiene ishte terreni ideal për përhapjen e epidemive vdekjeprurëse si murtaja e zezë, tifoja dhe dizenteria që morën shumë jetë njerëzish.

Megjithatë, nuk ishte gjithçka e errët. 

Manastiret dhe murgjit në to shpesh kishin një kulturë më të përparuar higjiene, me rregulla të rrepta për larjen e duarve, përdorimin e ujit dhe mbajtjen e një ambienti më të pastër. Aty gjenden edhe disa nga sistemet më të hershme të kanalizimit të mirëorganizuar.

Evropa mesjetare na kujton se higjiena është një arritje e civilizimit modern. Ajo që sot na duket e thjeshtë, një dush i ngrohtë, një shtëpi e ajrosur, një rrugë pa mbetje, dikur ishte luks. Dhe vetëm me përparimin e shkencës, njerëzit kuptuan se pastërtia nuk është çështje zakonesh, por shpëtimtare për jetën.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...