Arrestime për shpërthimin me tritol në Kamëz

Date:

Share post:

Në një njoftim zyrtar, Policia e Tiranës bëri të ditur se personi i katërt i identifikuar është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë shtetasit Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Ata dyshohet se i kanë vendosur një gjobë pronarit të godinës ku ndodhi shpërthimi, i identifikuar si shtetasi Saimir Sina.

Mes të arrestuarve është edhe Lami, ish-punonjës i Operacionales, i cili u lirua nga burgu në 2023-in, dhe konsiderohet si personi i fundit që ka pasur kontakte me Ervin Martinajn, i konsideruar i zhdukur prej më shumë se 3 vitesh. Në atë kohë Lami u arrestua për shpërdorim detyre.

Policia bëri të ditur se si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, u zbardh ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

I shpallur në kërkim Ervis Lami konsiderohet Lami është person me rekorde të theksuara kriminale. Ai shpall në kërkim në janar të këtij viti, pasi iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës. Ky i fundit punonte si postier dhe u qëllua për vdekje më 24 janar të këtij viti në Kamëz teksa ndodhej brenda në automjetin e kompanisë ku ishte i punësuar.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Tritoli iu vendos një restoranti në pronësi të Benerd Elezi dhe Klodian Murati, me lidhje familjare mes tyre (kunetër)

Kamerat të sigurisë së biznesit kanë kapur një person që lëviz në këmbë, vendos eksplozivin në pjesën e pasme të lokalit, e aktivizon me anë të një fitili dhe më pas largohet po në këmbë.

Pronarët e biznesit në dëshmitë e tyre thanë se nuk kishin përplasje apo dyshime mbi sulmin ndaj biznesit të tyre.

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...