Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku 63-vjeçari F. M. humbi jetën pasi dyshohet se ra nga lartësia gjatë punimeve në një banesë në lagjen nr. 8.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë shpallur në kërkim administratorin e subjektit ku punonte viktima, shtetasin 57-vjeçar Gëzim Zaimi. Ndërkohë, materialet i janë referuar Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë për inxhinierin e objektit, J. S., dhe përgjegjësin A. Z.
Të tre personat po hetohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e administratorit të firmës. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.


