Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Seman, në zonën e quajtur Fermë–Çlirim. Sipas policisë vendore, një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë me kalë, e cila pas goditjes ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i karrocës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.


