Alarmi/ SPOK, ulet mosha e pacienteve

Date:

Share post:

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike, SPOK, është një sëmundje që prek mushkëritë, e cila mund të parandalohet.

Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?

Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: ndotja e ambientit, defiçitet e α1-antitripsinës, mosha, dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

Sipas mjekut pneumolog Serxho Golgota, duhani është një ndër shkaktarët kryesorë, dhe vitet e fundit po shikohet një shtim i rasteve te femrat.
“Sigurisht, fillimi i duhanit është faktor shumë kyç në ecurinë e kësaj sëmundjeje. Gratë më shumë se burrat kanë filluar të konsumojnë duhan, pra moshat e reja po diagnostikohen dhe gratë po fillojnë të rriten në numrin e të diagnostikuarve. Sigurisht janë më të ndjeshme se sa burrat”, u shpreh Serxho Golgota, pneumolog.

Shqetësim tjetër sipas mjekut pneumolog është edhe kapja në stade të avancuara të kësaj sëmundjeje, si dhe ulja e moshës së pacientëve.

“Kemi një fatkeqësi, që i zbulojmë rastet tepër vonë. Përgjithësisht është mosha mbi 55-60 vjeç, por është ulur mosha e diagnostikimit me këtë lloj patologjie”, shtoi Golgota.

Sipas mjekut pneumolog, një kollë e vazhdueshme duhet t’i shqetësojë qytetarët.

“Kolla, vështirësia në frymëmarrje dhe lodhja… Por, njerëzit duke qenë se ia lënë kollën duhanit, e është një gjendje që ata janë mësuar me këtë lloj situate dhe normalisht kjo vonon për t’u paraqitur tek mjeku”, tha pneumologu.

Në Ditën Botërore të SPOK, pneumologët këshillojnë se çdo person, duhanpirës, mashkull apo femër, mbi moshën 40 vjeç, pavarësisht nëse ka apo jo ankesa, duhet të kryejë eksaminimin për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje. SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën.

spot_img

Artikuj të lidhur

Bolonja/Plantacion kanabisi në kompleks industrial, arrestohet shqiptari

Një plantacion gjigant me kanabis, qindra kilogramë lëndë narkotike, një pjesë e mbledhur dhe në proces tharjeje, një...

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...