Ishte nisur nga Shqipëria, kapet në Prizren autobusi me 120 kg kanabis

Date:

Share post:

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë goditur një tjetër tentativë për trafik narkotikësh në hyrje të Kosovës. Në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, doganierët kanë ndaluar një autobus që ishte nisur nga Shqipëria dhe që lëvizte pa asnjë pasagjer.

Ne, si Njësi Antikontrabandë, gjatë kontrollit të rregullt në magjistralen Vërmicë–Prishtinë, në afërsi të Prizrenit, kemi ndalur këtë autobus. Gjatë kontrollit rutinë kemi dyshuar, pasi autobusi nuk kishte udhëtarë dhe gjithashtu kemi dyshuar edhe te shasija e automjetit që mund të ishte e falsifikuar,” deklaroi Shala.

Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrjetin e mundshëm të transportit dhe destinacionin final të lëndës narkotike. Ky operacion vjen vetëm pak javë pas një tjetër rasti të ngjashëm, ku dogana dhe policia sekuestruan një sasi të madhe droge në një aksion të koordinuar me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, duke ngritur shqetësimet për një rritje të tentativave për trafikim përgjatë kësaj rruge.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...