Portugalia ka miratuar një ligj të ri që ndalon punëdhënësit të kontaktojnë punonjësit e tyre pas orarit zyrtar të punës. Sipas paketës së reformave të punës, çdo telefonatë, mesazh apo e-mail jashtë orarit konsiderohet shkelje e të drejtave të punonjësit.
Ligji synon të mbrojë balancën mes jetës private dhe punës, duke i garantuar punonjësve kohë të pakushtëzuar për familjen dhe pushimin. Punëdhënësit që shkelin këtë rregull mund të përballen me gjoba.
©️zërionline


