Një sherr i çastit mes dy të njohurish në Qerret të Katundit të Ri përfundoi me plagosjen e një 41-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, kur sipas të dhënave paraprake, Egzon Sinani dyshohet se goditi me thikë Haxhi Shehun, pas një konflikti për motive ende të paqarta.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, Policia ka nisur ndjekjen për kapjen e Sinanit, duke shtrirë kontrolle në zonë dhe më gjerë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po analizon provat dhe dëshmitë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar çfarë çoi në dhunën që përfundoi me plagosje.
©️zërionline


