Ndahet nga jeta 15-vjeçari Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor. I mituri nuk mundi ta fitojë betejën me jetën, ndonëse mjekët bënë të pamundurën dhe vetë 15-vjeçari luftoi fort për jetën. Të shtunën e kaluar mjekët e nxorrën nga intubimi por gjendja e të miturit u përkeqësua dhe e kthyen në intubim e më pas u dërgua në Tiranë ku humbi jetën në QSUNT.
Boba mori plagë të rënda në zemër dhe stomak, pasi u godit me thikë gjatë një sherri për motive banale mes dy grupeve adoleshentësh. Autori i dyshuar një 14-vjeçar është arrestuar nën akuzën e vrasjes në tentativë dhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.
©️zërionline


