Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare në Durrës Muho Asllani, ish-funksionar i lartë para viteve ’90

Date:

Share post:

Muho Asllani njihet si një ndër bashkëpunëtorët e diktatorit Enver Hoxha, si anëtar i Byrosë Politike dhe më pas i Ramiz Alisë, duke mbajtur disa poste të larta në hierarkinë e Partisë së Punës në vitet ’80. Pavarësisht kësaj gëzonte respektin e qytetarëve durrsakë për shkak të të qenit pranë tyre duke u angazhuar drejtpërdrejt në zgjidhjen e problematikave të tyre.

Pas viteve ’90 Asllani iu qëndroi bindjeve të veta duke mos kërkuar asnjëherë ndjesë për krimet e diktaturës komuniste, së cilës ai i kishte shërbyer si pjesë e nomenklaturës. Ndërkaq dekadat e fundit nuk qenë të lehta për të pas vdekjes së një djali dhe bashkëshortes.

Muho Asllani lindi në Bërdicë të Shkodrës ku mbaroi dhe arsimin bazë.
Në Shkodër mbaron teknikumin bujqësor dhe më pas ndjek Institutin Bujqësor që e mbaron në vitin 1964. Në Kongresin e VI të PPSH-së, zgjidhet direkt anëtar i Komitetit Qendror të Partisë.

Në janar të vitit 1974 u emërua Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Matit dhe në korrik të po atij viti u emërua me detyrën e Sekretarit të Parë të rrethit të Kukësit.

Në maj të vitit 1976 u emërua zëvendësministër i Bujqësisë. Në mars të vitit 1979 emërohet Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Burrelit. Ka qenë Sekretar i Parë, në Shkodër.

Në vitin 1981 bëhet anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe emërohet Sekretar i Parë në Durrës, detyrë nga e cila u shkarkua në vitin 1991.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet të premten në mesditë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...