Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë se 24 orësh arrati 50-vjeçari! U gjet i plagosur rëndë

Date:

Share post:

Nazif Muslija, 50 vjeç, shtetas shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është gjetur pas më shumë se 24 orësh kërkime.

Ai ishte në arrati pas vdekjes së bashkëshortes. Sipas mediave italiane, 50-vjeçari u lokalizua në një zonë me terren të thyer pranë Ankonës, i shtrirë përtokë dhe i plagosur rëndë.

Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë  për ta stabilizuar. Muslija, 50 vjeç, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, 49 vjeçe, e cila u gjet e masakruar në banesën e çiftit në Pianello Vallesina.

Në shtëpi u sekuestrua edhe një tub hekuri që mund të jetë arma e krimit. Prokuroria e Ankonës kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij. Hetimet po vazhdojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...