Spitali i Durrësit mohon pretendimet për ndërprerje energjie gjatë operacionit të 15-vjeçarit

Date:

Share post:

Spitali Rajonal i Durrësit ka reaguar një ditë pas ndarjes nga jeta të të miturit E.B. (Erion Boba), duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij dhe duke sqaruar rrethanat e trajtimit mjekësor. Sipas deklaratës zyrtare, i mituri është paraqitur në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe vijuar me trajtimin intensiv. Megjithatë, komplikacionet e rënda të shkaktuara nga arresti kardiak traumatik kanë bërë që mjekët të mos mund ta shpëtojnë.

Lidhur me pretendimet e qarkulluara në disa media se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale “kanë ikur dritat”, spitali i Durrësit i ka cilësuar këto të pavërteta. Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie. Sipas shpjegimit zyrtar, sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht, ndërsa të gjitha pajisjet jetike janë të pajisura me bateri rezervë që garantojnë funksionim të pandërprerë edhe në rast të luhatjeve të tensionit.

Spitali sqaron gjithashtu se ashensorët janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë mirëmbajtjeje, me mekanizma të ndërhyrjes së menjëhershme në rast defektesh.

Në fund, institucioni shëndetësor thekson se është i angazhuar për të garantuar kujdesin maksimal dhe se do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...