Hapte profile false dhe shantazhonte qytetarët, arrestohet 20-vjeçari

Date:

Share post:

Një 20-vjeçar i identifikuar sei Erjon Mejdani është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët duke i marrë shuma parash nga 500 deri në 1000 euro.

Policia sqaron se 20 vjeçari për një periudhë rreth 2-javore, në një rrjet social hapte profile false dhe, gjatë komunikimit me shtetas të ndryshëm, siguronte prej tyre foto personale.

Më pas, nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit, u kërkonte shuma monetare nga 500 deri në 1000 euro, në këmbim të mosbërjes publike të fotove personale.

Konkretisht, në datat 05.12.2025 dhe 06.12.2025, ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shumën 750 euro nga një 36-vjeçar.

“DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Online Threat”.

Mashtronte shtetas të ndryshëm duke u kërkuar nga 500 deri në 1000 euro, për të mos publikuar në rrjetet sociale fotot e tyre personale, vihet në pranga 20-vjeçari.

Dokumentohen 2 raste të mashtrimit të kryera nga ky shtetas. Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën kibernetike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online Threat”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, për një periudhë rreth 2-javore, në një rrjet social hapte profile false dhe, gjatë komunikimit me shtetas të ndryshëm, siguronte prej tyre foto personale. Më pas, nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit, u kërkonte shuma monetare nga 500 deri në 1000 euro, në këmbim të mosbërjes publike të fotove personale.

Konkretisht, në datat 05.12.2025 dhe 06.12.2025, ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shumën 750 euro nga një 36-vjeçar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...