39-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se u vetëhodh nga ura në Rrugën e Arbrit

Date:

Share post:

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së dielës në bashkinë Klos, ku një 39-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se u vetëhodh nga ura e fshatit Fshat. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të datës 08 dhjetor 2025.

Viktima, shtetasi Klodian Kulla, dyshohet se është hedhur nga ura në një zonë me terren tepër të thyer, ku rënia rezultoi fatale. Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë dhe zjarrfikësit u angazhuan në një operacion të vështirë kërkimi, i cili zgjati disa orë për shkak të greminës së thellë dhe kushteve të vështira të terrenit. Pas përpjekjeve të pandërprera, trupi i pajetë u gjet dhe u nxor nga poshtë urës.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...