Vdekja e marinarit në anije, arrestohen kapiteni dhe inxhinieri në Portin e Durrësit

Date:

Share post:

Pas vdekjes së 24-vjeçarit nga Azerbajxhani, dy ditë më parë në Portin e Durrësit, policia vendore ka arrestuar kapitenin dhe inxhinierin e anijes. Në pranga ranë shtetasi A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.  Avaz Yafarov, 24 ishte marinar tek anija tregtare “Kybele” kur ra në kontakt me energjine elektrike gjatë punimeve në bordin e anijes me flamur të Panamasë.

Anija 32-vjeçare ishte e ankoruar në kalatën nr. 2 dhe po shkarkonte ngarkesën me grurë. 24- vjeçarit iu dha ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte.“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’”, thuhet në njoftimin e policisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...