Arrestohet administratori i firmës

Date:

Share post:

Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi ka rënë nga lartësia teksa punonte për rikonstruksionin e një shkolle.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Polis, ndërsa policia njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Përmet, 2 të plagosur me lëndë plasëse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona kanë ndeshur në lëndë...

Tritoli në makinën e Mirash Gjikolës në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar në Sarandë është arrestuar nga Policia si bashkëpunëtor i dy të shpallurve në kërkim, Griseld Taullajt dhe...

Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtuesit

Prokuroria ka dhënë disa masa sigurie për disa punonjës banke, mes tyre dy drejtuesit, pasi dyshohet se zbrazën...

Eslin Kurti ngre lart emrin e Durrësit, fiton Festivalin Kombëtar të Këngës për Fëmijë dhe siguron biletën për në Junior Eurovision

Durrësi ka një arsye të madhe për t’u krenuar. Eslin Kurti, 13-vjeçarja e talentuar dhe nxënëse e shkollës...