I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për mashtrim, arrestohet në Brazil ish-ministri i Jashtëm i Perusë

Date:

Share post:

Policia Federale braziliane ka arrestuar në Rio de Janeiro ish-ministrin e Jashtëm të Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare për mashtrim të lidhur me projektin e një inceneratori në Shqipëri. 80-vjeçari ishte në arrati prej shtatë vitesh dhe figuronte në listën e kërkimit ndërkombëtar të Interpolit.

Arrestimi u krye në lagjen Flamengo, nga Njësia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Federale, në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Lartë Federale për qëllim ekstradimi në Shqipëri. Ai do të mbetet në paraburgim deri në përfundimin e procedurave.

Miller akuzohet për përfshirje në një skemë mashtrimi financiar që lidhet me ndërtimin e një inceneratori të mbetjeve në një qytet shqiptar. Sipas hetimeve, ai dyshohet se premtoi një investim që nuk e përmbushi.

Për këtë vepër, drejtësia shqiptare e ka dënuar me tetë vite burg, të cilat ai pritet t’i vuajë pas ekstradimit.

Manuel Augusto Blacker Miller shërbeu si ministër i Jashtëm i Perusë në vitin 1991, gjatë qeverisë së Alberto Fujimorit. Në vitin 2007 ai u dënua në Peru me katër vite burg, së bashku me disa ish-anëtarë të kabinetit Fujimori, për rolin në organizimin e grushtit të shtetit të vitit 1992. Pas kësaj, ai u zhvendos në Shqipëri, ku qëndroi për pesë vite dhe u bë aksionar kryesor në një kompani private.

Hyrja e zhurmshme në Shqipëri

Në korrik të vitit 2013, në median shqiptare u përhap informacioni se Policia kishte arrestuar fillimisht ish-ministrin peruan Blecker-Miller, të kërkuar nga vendi i tij nëpërmjet Interpol-it dhe më tej ishte liruar, pas procedurave të dyshimta.

Megjithatë, pas lajmeve të përhapura në median shqiptare për një arrestim të mundshëm të tij në verën e vitit 2013, deputeti socialist opozitar i asaj kohe, Erion Braçe, ka publikoi disa të dhëna lidhur me qëndrimin në Shqipëri të ish-ministrit peruan. Ndërkohë pretendimet u rrëzuan menjëherë nga Policia e Shtetit, e cila deklaroi se nuk kishte asnjë urdhër-kërkimi ndërkombëtar ndaj tij.

Po ashtu, edhe vetë Manuel Augusto Blecker-Miller mohoi që ndaj tij të kishte urdhër-kërkimi ndërkombëtar. Madje, ai deklaroi se kishte ardhur në Shqipëri që në vitin 2012 për të zhvilluar projektin e tij për përpunimin e mbetjeve.

Pas kësaj zhurme, Manuel Augusto Blecker-Miller fitoi azil politik në Shqipëri, në shtator 2013, ndërkohë që vijoi të avanconte idenë e projektit në Fier, nëpërmjet shoqërisë së tij “Apollon Investment”./Shqiptarja

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...