Arrestohen 2 të rinj! Nën hetim 5 të mitur, mes tyre autori që qëlloi dy kundërshtarët në Shkodër

Date:

Share post:

Dy të rinj janë arrestuar dhe 5 të mitur janë vënë nën hetim për përplasjen masive një ditë më parë para derës së shkollës së Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” në Shkodër. Policia ka arrestuar një 24-vjeçar Klevin Thepi dhe një 19-vjeçar Doronesto Kulla. Ndërsa 5 të miturit e vënë në hetim, 4 prej tyre janë 17 vjeç dhe njëri 16 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, dhe filluan procedimin penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar). Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë”, njoftoi Policia. 

Rrethanat e motivet e konflikt ende nuk janë sqaruar. Policia e Shkodrës në njoftimin e ndarë për mediat thonë se sherri ka ndodhur për shkaqe banale. Sherri ndodhi përpara shkollës rreth orës 11:10 në lagjen në lagjen “Kongresi i Përmetit” kur nxënësit duhet të ishin në mësim. Report Tv solli edhe pamjet e kamerave të sigurisë ku fillimisht dallohen tre nxënës që vijnë nga rrugica dhe drejtohen për te porta e shkollës. Nga pas i ndjekin një grup djemsh, dhe aty për aty përleshen e godasin njëri-tjetrin me grushte e sende të forta. Dy të plagosurit janë vëllezër dhe mësojnë në shkollën “Shejnaze Juka”. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...