E rëndë në Trieste, kamionisti shqiptar ndërron jetë në port

Date:

Share post:

Një shtetas shqiptar, rreth të 60-ave, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së martës në spitalin Cattinara të Triestes, pas një ndërlikimi shëndetësor të rëndë që e kapi në mes të punës në portin industrial të qytetit.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së ngarkim-shkarkimit në terminalin Scalo Legnami, ku viktima po kryente procedura rutinë. Sipas raportimeve të medias italiane TriestePrima, disa teknikë të portit i kishin dorëzuar dokumente, por kur shkuan ta kontaktonin përsëri, e gjetën të shtrirë pa ndjenja në kabinën e kamionit.

Shërbimi i emergjencës 118 u lajmërua menjëherë dhe filluan përpjekjet për ta nxjerrë nga kabina, një operacion i vështirësuar edhe nga statura fizike e të ndjerit. Pasi u nxor, u kryen manovrat e para të reanimacionit në vendngjarje, por gjendja e tij ishte kritike.

Pasi u intubua dhe u stabilizua në mënyrë të përkohshme, ai u transportua me urgjencë drejt spitalit Cattinara, ku, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, humbi jetën pak më vonë.

Viktima ishte lindur në vitin 1968 dhe ndodhej në Itali për punë. Autoritetet lokale nuk kanë bërë ende të ditur identitetin e plotë të tij, ndërkohë që komuniteti shqiptar në Trieste është tronditur nga lajmi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...