Ndërron jetë legjenda e gazetarisë së luftës

Date:

Share post:

Ka ndërruar jetë në Newport Beach, në moshën 91-vjeçare, Peter Arnett, legjendë e gazetarisë amerikane dhe një nga korrespondentët e luftës më të njohur në botë.

Ai fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1966 për reportazhet e tij nga Vietnami, ku ishte dërguar si korrespondent i Associated Press. Arnett qëndroi në vendin e përfshirë nga lufta deri në rënien e Saigonit në duart e rebelëve vietnamezë të veriut në vitin 1975. Në ditët e fundit, ai mori urdhër nga qendra e AP-së që të shkatërronte dokumentet e zyrës. Në vend që t’i asgjësonte, Arnett i dërgoi ato në apartamentin e tij në Nju Jork, i bindur se një ditë do të kishin vlerë historike. Sot, këto dokumente ndodhen në arkivat e agjencisë së lajmeve.

Më pas, nga viti 1991, u bë një figurë e njohur për publikun televiziv amerikan, kur për CNN transmetoi drejtpërdrejt zhvillimet e Luftës së Parë të Gjirit. Ndërsa pothuajse të gjithë reporterët perëndimorë u larguan nga Bagdadi në ditët para sulmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Arnett qëndroi. Dhe kur raketat nisën të binin mbi qytet, ai raportoi drejtpërdrejt përmes telefonit celular nga hoteli i tij, një moment që do të mbetej në histori.

Në Bagdad, Arnett realizoi një intervistë ekskluzive me presidentin e atëhershëm Saddam Hussein. Po aq e debatueshme ishte edhe intervista që ai zhvilloi me Osama Bin Laden në një vend sekret në Afganistan. Përballë kamerës së Arnett, Bin Laden i shpalli luftë Amerikës, katër vite përpara sulmeve ndaj Kullave Binjake.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...