Arkiva e Vjenës me dokumente e foto mbi Aleksandër Moisiun vjen në UAMD

Date:

Share post:

Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Shkëlqim Fortuzi, ka bërë të ditur se UAMD ka pasuruar fondin akademik dhe kulturor me një ekspozitë të rrallë arkivore kushtuar figurës së aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiu.

Në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të universitetit, UAMD pati kënaqësinë të mirëpriste studiuesin e njohur Pjetër Logoreci, i cili erdhi nga Vjena për të hapur ekspozitën “Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti”. Ekspozita përmban 45 fotografi dhe dokumente arkivore të rralla, shumica e tyre të panjohura më parë për publikun shqiptar, të mbledhura nga arkivat austriake pas një pune kërkimore 7-vjeçare.

Gjatë takimit në universitet, studiuesi Logoreci u shpreh se kjo ekspozitë, me materiale origjinale nga arkivat e Vjenës, i dhurohet UAMD-së si një akt simbolik dhe domethënës në 20-vjetorin e institucionit.

Rektori Fortuzi ka shprehur vlerësimin dhe mirënjohjen më të lartë për punën e shkëlqyer arkivore të Pjetër Logorecit, duke theksuar se ky dhurim përbën një kontribut të çmuar dhe të jashtëzakonshëm në nisjen e krijimit të fondit arkivor të UAMD-së mbi figurën e Aleksandër Moisiut.

Sipas tij, kjo ekspozitë jo vetëm që pasuron jetën akademike dhe kulturore të universitetit, por forcon edhe më tej lidhjen e UAMD-së me trashëgiminë dhe figurën e personalitetit epokal shqiptar me famë ndërkombëtare, emrin e të cilit universiteti mban me krenari.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...