Ishte në shkallët e pallatit, si zakonisht në hyrje-daljet e përditshme prej tij, po Hysni Imeri humbi jetën paraditen e së hënës në Shkodër.
Viktima humbi jetën si pasojë e një shpërthimi me tritol në hyrjen e pallatit ku banonte në Perash të Shkodrës. Menjëherë i plagosuri u dërgua në spitalin e Shkodrës, por pa mundur të mbijetojë.
Fillimisht u mendua se shpërtheu paneli i matësave elektrike, por më pas rezultoi se ka qenë lëndë plasëse. Policia ka nisur hetimet, ndërsa OSHEE ka konfirmuar se shpërthimi nuk ka ardhur nga boksi elektrik. Pritet njësia antieksploziv që të përcaktojë sasinë dhe llojin e lëndës plasëse të përdorur në vendngjarje, ndërsa po hetohet për të zbardhur ngjarjen. Kamerat e sigurisë në zonë pritet të ndihmojnë hetimin.


