Tronditet Peja, gjenden të pajetë dy të rinj në një vilë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku dy persona rreth 20 deri në 25 vjeç, janë gjetur pa shenja jete në një vilë, në rrugën e KFOR-it.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rreth orës 15:10 autoritetet janë njoftuar për rastin dhe kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

Njëri nga viktimat është Endrit Lajqi, ndërsa vajza nuk është identifikuar ende. 

Sipas informacioneve fillestare, dy të rinjt kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e djeshme, por prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda.

“Sot rreth orës 15:00, policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dyshohet se dy persona janë pa shenja jete. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave”, deklaroi Gashi.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale, aksident apo vepër penale.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodra Nikçi, deklaroi se Prokurorja e Krimeve të Rënda është duke shkuar drejt vendit të ngjarjes.

“Policia është në vendin e ngjarjes. Prokurorja e Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Kaq mund të jap informata për momentin”, tha Nikçi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...