E rëndësishme/ Kryeministri Rama: Së shpejti nis rivlerësimi i pasurive të paluajtshme

Date:

Share post:

Gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit, këtë të mërkurë, Kryeministri Edi Rama tha se ka nisur puna për referencat e reja në lidhje me rivlerësimin e pasurive, proces ky që do të jetë i hapur për një vit.

“Procesi i rivlerësimit të pasurive, dua të jem i qartë se e kemi bërë proces dy herë. Ky nuk është proces që mund të bëhet rregullisht sepse në thelb kjo është një amnisti por ka edhe një kosto të rëndësishme për buxhetin e shtetit pasi në momentin që bëhet rivlerësimi shmanget tatimi 15 përqind mbi shitjet në vijim. Duke qenë se e para rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja, sot me referencat e reja, mund t’ju japim absolutisht të drejtë qytetarëve që të kenë një shas të fundit për këtë dhe të konkludojmë punën e nisur, por referencat e reja në qytetet e tjera dhe jo vetëm në Tiranë. Sot minimalisht vija bregdetare nuk është me ato çmime reference që janë nga e shkuara.

Për këtë arsye, ne e kemi nisur punën për referencat e reja, do të konkludojmë brenda 40-45 ditëve të ardhshme këtë, do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur një vit, duke nisur me fundshtatorin dhe ndërkohë duhet të jetë e qartë dhe diçka tjetër se rivlerësimi i parë është bërë me 1 përqind, i dyti me 3 dhe i treti do të jetë me 5. Për këtë është e rëndësishme që të gjithë ju dhe posaçërisht bashkitë ku ka më shumë kërkesë të komunikojmë me qytetarët që kjo është e fundit. E rëndësishme të mos e lëmë këtë shans, sepse duhet të kenë një barrë shumë të madhe kur do të bëjnë shitjet. Buxheti humbet një sasi të konsiderueshme por na intereson formalizimi i pasurisë në territor dhe në fund të fundit janë qytetarët ata që i paguajnë taksat dhe përfitojnë drejtpërdrejtë. Për këtë, ju lutem shumë, të ndërmerrni një proces komunikimi”, tha Rama.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqipëria shpall “Person të padëshiruar” Ikballe Huduti Berisha për 15 vite! Qeveria: Kërcënim për vendin dhe sigurinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerre urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e...

Tërmetet mbi 7 ballë në Venezuelë, dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur

Qytetarë dhe efektivë të policisë, me pajisje minimale, po gërmojnë me duar në lagjet Los Palos Grandes dhe...

Rruga mes tokave që çoi në vëllavrasje

Një konflikt i hershëm për pronësinë dhe përdorimin e një rruge në tokat bujqësore ka dyshohet se është...

Akademia e Sigurisë/Helmohen sërish studentët nga ushqimi i SORI-AL

30 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar sërish nga ushqimi. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00...