Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e çiftit lesbik Edlira dhe Alba: Kodi i Familjes nuk pranon dymëmësinë

Date:

Share post:

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e dy grave, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, për regjistrimin nga ana e gjendjes civile të dy fëmijëve me të drejta mëmësie të barabarta. Gjykata e Lartë la të mërkurën në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, që i dha të drejtë Zyrës së Gjendjes Civile për të mos i regjistruar fëmijët “me të drejta të barabarta amësie”. Dy vajzat që rriten nga çifti janë të regjistruar me amësi të Edlirës, ndaj prej disa vitesh dy gratë u përfshinë në një betejë ligjore.

Pak kohë më pare, në maj të këtij viti, ato e kurorëzuan lidhjen e tyre me një ceremoni martesore të zhvilluar në taracën e bashkisë Tiranë, duke rindezur debatin për martesat brenda gjinisë në vend.

Prej disa vitesh, Edlira dhe Mara kishin ngritur padi në Gjykatën Administrative kundër Zyrës së Gjendjes Civile pasi nuk i regjistronte fëmijët me mëmësi të dy nënave paditëse. Pasi padia nuk u pranua nga gjykata e shkallës së parë dhe as ajo e Apelit administrativ, çështja mbërriti në Gjykatën e lartë e cila duke interpretuar Kodin e Familjes që është shterues në këtë drejtim u shpreh se institucioni përkatës nuk mund ta bëjë regjistrimin e kërkuar pasi është antiligjor.

Regjistrimi me dy mëmësi, apo atësi nuk njihet nga legjislacioni shqiptar, ashtu si dhe martesat homoseksuale, ndaj kjo padi është rrëzuar, por dy paditëset të cilat ishin të pranishme në gjykatë, përmes avokates së tyre, deklaruan se nuk do të dorëzohen dhe do ta dërgojnë çështjen e tyre për interpretim procedurial në Gjykatën Kushtetuese.

Ky veprim pritet vetëm pasi Gjykata e Lartë të zbardhë vendimin e kësaj të mërkure që fashit të gjitha përpjekjet dhe zërat për tolerancë të ligjit ndaj çifteve LGBTQI+.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...