Halle të pasurish/ Divorci në Instagram trondit Dubain dhe jo vetëm

Date:

Share post:

Ka shkaktuar një zhurmë të madhe, jo vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, lëvizja e vajzës së kryeministrit të Dubait , Princeshës Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, e cila është divorcuar nga bashkëshorti i saj përmes një postimi në Instagram. I ka thënë tri herë, sipas traditës, publikisht bashkëshortit të saj: “Unë të ndaj ty”, duke i dhënë fund sipas saj tradhtisë nga ana e tij.

Ajo është një nga 26 fëmijët e kreut të Dubait dhe ka origjinë greke nga e ëma. Divorci publik erdhi vetëm dy muaj pas lindjes së vajzës së tyre.

Në mesazhin e saj, 30-vjeçarja ka shkruar:

“Burri im i dashur, meqë je i zënë me lidhje të tjera, po të njoftoj divorcin. Po ndahem, po ndahem, po ndahem. Kujdesu për veten. Ish-gruaja jote”. Pas këtij postimi, vihet re se çifti, i cili u martua në maj të 2023-ës, hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe hoqën çdo foto të tyre së bashku nga platformat e tyre të rrjeteve sociale.

Për momentin nuk ka asnjë reagim nga familja mbretërore e Dubait.

Sheikha Mahra është vajza e Mohammed bin Rashid Al Maktoum, kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe. 30-vjeçarja është diplomuar në një universitet në Londër për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe njihet për mbrojtjen e të drejtave të grave. Nga ana e tij, ish-burri Sheikh Mohammed është një nga pronarët më të mëdhenj të pronave në Mbretërinë e Bashkuar pasi, sipas Guardian, ai zotëron më shumë se 400,000 hektarë tokë në Londër, Skoci dhe Suffolk.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rrogozhinë/ “Do të të vras”! 26-vjeçari kanos me kallash 35-vjeçarin, policia i shkon në banesë

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit rrezikoi të përfundonte në tragjedi në...

Përmbytjet në Elbasan, nis verifikimi i dëmeve

Katër grupe pune kanë nisur ditën e sotme verifikimin dhe inventarizimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i...

Sulmi me armë ndaj familjes së kthyer nga Italia, detajet e plota; Policia gjen të djegur automjetin e autorëve

Një automjet i parkuar në oborrin e një banese është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës...

Pas ditëve të tëra luftë me flakët, shuhen vatrat në vend! Asnjë aktive në të gjithë territorin

Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe...