Përmbytjet e ditëve të fundit në Durrës kanë marrë viktimën e parë. Është gjetur pa shenja jete 54-vjeçari Astrit Hysenaj, i cili ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë nga kushëriri i tij.
Sipas njoftimit zyrtar, pas kallëzimit për largimin nga banesa të shtetasit Astrit Hysenaj, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me polumbarët e RENEA-s, kanë vijuar kërkimet intensive. Trupi i pajetë i 54-vjeçarit është gjetur në një kanal kullues, në afërsi të ish-repartit ushtarak.
Paraprakisht dyshohet se Hysenaj është marrë nga rrjedha e fortë e ujit gjatë ditës kur Durrësi u përfshi nga përmbytje masive si pasojë e reshjeve intensive.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
©️zërionline


