Të shkatërrosh karrierën për sherret me partnerin, Arrestohet drejtoresha e Migracionit në Ministri

Date:

Share post:

Policia e Tiranës ka arrestuar 43-vjeçaren, Alma Bime, drejtuesen e sektorit të Emigracionit në Ministrinë e Brendshme, nën dyshimet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj.
Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët kanë ndërhyrë pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëjetuesi i saj. Ngjarja vjen pasi Bime ishte shoqëruar nga policia, në dhjetor, për akuza që lidhen me kanosje dhe dëmtim prone.
Burime bëjnë me dije se konflikti mes saj dhe ish-bashkëjetuesit, Mareglen Tomori, ka qenë i vazhdueshëm. Ky i fundit zotëron një vilë trekatëshe në zonën e Kinostudios, ku kishte punësuar edhe një shtetas të huaj me leje qëndrimi të rregullt, i cili kujdesej për ambientin dhe banonte në katin e parë të banesës.
Bime ishte shoqëruar fillimisht në fund të dhjetorit, nën dyshimet për kanosjen përmes mesazheve të shtetasit të huaj dhe për djegien e disa orendive shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në rrugën “Hysen Xhura”.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes tyre ishte i përsëritur, ndërsa Tomori kishte denoncuar rastin në Polici, duke dorëzuar edhe materiale që pretendohet se provojnë kërcënimet.

Ngjarja përfshiu edhe një shtetas të huaj, i punësuar nga Tomori për mirëmbajtjen e pronës, i cili dyshohet se është kërcënuar nga Bime lidhur me lejen e qëndrimit në Shqipëri.

Pas shkeljes së masës së sigurisë dhe tentativës së re kriminale, policia ndërhyri duke e arrestuar sërish drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...