Autor i disa grabitjeve, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Date:

Share post:

Një 29-vjeçar u arrestua në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Target”. Domeniko Ceni ishte autor i disa grabitjeve.

Ceni ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth.

Gjithashtu, dyshohet se ka vjedhur në 5 banesa të tjera.

Njoftimi i policisë

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Target”, për zbardhjen e vjedhjeve.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjeve në disa banesa.

29-vjeçari dyshohet se ka vjedhur 3 herë, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth, si dhe në 5 banesa të tjera.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një maskë dhe një palë doreza që dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet dhe një pistoletë spotive që e mbante pa leje.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Target”, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-D. C., 29 vjeç, banues në Sukth.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 3 herë, gjatë periudhës dhjetor 2025-janar 2026, shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme, në banesën e një shtetaseje italiane, në Fermë Sukth. Gjithashtu, dyshohet se ka vjedhur në 5 banesa të tjera.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, 29-vjeçarit iu gjetën një pistoletë sportive që e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhjet.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, veprat penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...