Lufta kundër krimit dhe drogës, prioritet i SHBA-s në Shqipëri

Date:

Share post:

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ka lëshuar një mesazh të fortë politik dhe sigurie gjatë ceremonisë së mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH, të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë.

Duke cituar Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, VanHorn theksoi se organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të përfshira në trafikimin e narkotikëve, përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore.

Sipas diplomates amerikane, këto grupe nuk janë thjesht rrjete kriminale, por struktura që po destabilizojnë shtetet-komb dhe po nxisin emigracionin masiv, duke krijuar pasoja direkte edhe për sigurinë amerikane.

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.”, tha e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH në Akademinë e Sigurisë, duke e bërë të qartë se mbështetja amerikane për institucionet shqiptare të drejtësisë nuk është simbolike, por strategjike.

Ajo veçoi SPAK-un, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Akademinë e Sigurisë si shtylla kyçe në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, duke sinjalizuar vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me FBI-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese amerikane.

Mesazhi i VanHorn vjen në një moment delikat për drejtësinë shqiptare, ku SPAK dhe BKH ndodhen nën presion të vazhdueshëm politik dhe mediatik, ndërsa nga Uashingtoni sinjalet janë të qarta, lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri mbetet një prioritet i drejtpërdrejtë i SHBA-së.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...