Çifti i të moshuarve plagos me thikë 6-vjeçarin në Sarandë, arrestohen nga Policia

Date:

Share post:

Dy të moshuar (çift bashkëshortësh) ranë në prangat e Policisë në Sarandë, pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë në pjesën e dorës një të mitur.

Të arrestuarit jasnë Lavdërim dhe Pranvera Brahimi. Po ashtu mësohet se shkak i sherrit kanë qenë pretendimet se fëmija 6-vjeç shante fëmijët që ishin pjesë e familjes së këtyre të moshuarve.

Ndërkohë Policia ka nisur hetimet edhe për një 39-vjeçar, i cili është djali i të moshuarve, pasi dyshohet se gjithashtu ka kanosur me thikë të miturin.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim. Në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, (djali i çiftit të bashkëshortëve), pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës”, njoftoi Policia. 

Materialet për këtë ngjarje iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...