Operacion antidrogë në Lezhë

Date:

Share post:

Një aksion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në Lezhë, ku policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike.

Një godinë katërkatëshe biznesi, e ndodhur në anë të superstradës Lezhë–Milot, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Ky aktivitet kriminal u zbulua nga policia, e cila gjatë natës zhvilloi operacionin e koduar “Second Floor”, ku u arrestuan babë e bir, si dhe një punonjës i OSHEE-së, ndërsa katër persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas policisë, në katin e dytë të këtij objekti ishin përshtatur katër ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, të pajisura me llamba ndriçimi. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit Arben Gjergji, 57 vjeç, dhe Arnold Gjergji, 22 vjeç (babë e bir), si autorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestua shtetasi Gjon Doda, 59 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për katër punonjës të OSHEE-së, shtetasit M. P., A. Gj., E. R. dhe O. T., të dyshuar për shpërdorim detyre.

Nga kontrolli i ushtruar në katin e dytë të objektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 8.8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis (e tharë), 1064 bimë kanabis, 960 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë, 850 fara kanabisi, 106 llamba me transformator që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, një armë zjarri automatike me dy krehra me fishekë, një pistoletë sportive me fishekë, një automjet dhe katër aparate celularë.

Po ashtu, nga kontrolli i kryer në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan 180 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një pistoletë me mulli, një armë zjarri pushkë dhe një armë sportive.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se objekti ishte marrë me qira nga babë e bir që prej muajit qershor të vitit 2025 dhe ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet dyshohet se kjo veprimtari kriminale kryhej prej disa muajsh. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Materialet hetimore do t’i referohen prokurorisë së Lezhës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...