Bllokohet aksi Librazhd-Prrenjas nga rrëshqitja e gurëve

Date:

Share post:

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh në të dy drejtimet. Shkak për situatën e rëndë janë bërë rrëshqitjet masive të gurëve, me dhjetëra e qindra metra kub, që kanë rënë mbi trasenë e rrugës në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”.

Situata paraqitet alarmante, pasi masat e mëdha shkëmbore kanë pushtuar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në një nga arteriet më të rëndësishme kombëtare që lidh Librazhdin me Juglindjen e Shqipërisë.Bllokohet aksi Librazhd-Prrenjas nga rrëshqitja e gurëve, policiaNë terren ndodhen forca të shtuara të Policisë Rrugore, të cilat po monitorojnë situatën dhe po përpiqen të menaxhojnë trafikun, por pa asnjë zgjidhje konkrete, për shkak të mungesës së mjeteve nga kompanite qe mirëmbajnë këtë segment si dhe mungesës dhe ndërhyrjeve teknike për largimin e masiveve të gurëve.Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, pasi përveç bllokimit të qarkullimit, ekziston një rrezik real për aksidente të rënda, nëse rrëshqitjet vijojnë ose nëse mjetet tentojnë të kalojnë në kushte të pasigurta.

Ndërkohë uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që duan të shkojnë drejt Korçës ose anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

“Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në këtë zonë dhe po bashkëpunojnë me firmën kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve për pastrimin në një kohë sa më të shpejtë të aksit rrugor me qëllim fillimin e lëvizjes së automjeteve”, njoftoi policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...