Resorti turistik/ Banorët bllokojnë rrugën Velipojë-Shëngjin, shumë të shoqëruar

Date:

Share post:

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll kanë bllokuar aksin rrugor Velipojë–Shëngjin në shenjë proteste kundër ndërtimit të një resorti turistik në këtë zonë. Ata pretendojnë se projekti po realizohet në tokë që u përket ligjërisht, ndërkohë që një proces gjyqësor për pronësinë e truallit është ende në shqyrtim në gjykatën e Apelit në Tiranë. Gjatë ndërhyrjes së policisë për lirimin e rrugës, banorët kanë kundërshtuar duke u përplasur me forcat blu. ku si pasojë mbi 20 persona janë shoqëruar nga policia.

Në protestë ka qenë i pranishëm edhe avokati i banorëve Ndue Pjetra i cili kërkoi zbardhjen e lejes.

Policia ka të drejtë të ndërhyjë në rast se ka konflikt, por në këtë rast nuk kishte konflikt. Pra, nuk kishte arsye për t’i marrë dhe shoqëruar. Ajo duhet të qëndrojë në distancë dhe vetëm nëse ka konflikt duhet të ndërhyjë. Firma e ndërtimit, deri në momentin që ka marrë lejen, është e ligjshme. E vetmja gjë për të cilën nuk mund të fillojnë punimet këtu është fakti që leja ende nuk është zbardhur”, tha Pjetra.

Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik me një sipërfaqe rreth 146 hektarë në zonën e Rrjollit, në Shkodër dhe konsiderohet si një nga investimet më të mëdha turistike në vend.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...