Apeli i GJKKO dënon me 1 vit burg kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, pritet arrestimi!

Date:

Share post:

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla. I pari i Rrogozhinës është shpallur fajtor për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e socialistëve, ku edhe rezultoi fitues. 

Hetimet kanë provuar se Memolla ndërhyri pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Memolla u hetua në gjendje të lirë dhe në janar 2025 u dënua nga GJKKO, vendim të cilin e ankimoi në Apel ku shpresonte për pafajësi. Me dënimin që tashmë mori formë të prerë, Memolla pritet të arrestohet për të vuajtur dënimin me 1 vit burg dhe masa do të ekzekutohet brenda ditës së sotme.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Florian Kalaja, Igerta Hysi dhe Daniela Shirka, nuk pranuan kërkesën për pafajësi apo në alternativë dënimin në shërbim prove për Memollën. Në fuqi u la dhe dënimi i heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimet për 3 të pandehur të tjerë Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku, të cilët u dënuan nga Shkalla e Parë përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove. Në fuqi u la edhe dënimi për Ndriçim Tafxhafa që u dënua me 1 vit burg.

Me vendimin e formës së prerë, Memolla duhet të lërë postin e kryebashkiakut, ndërsa Bashkia e Rrogozhinës pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të pjesshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...