Pezullohet polici, u konfliktua me punonjësin e një biznesi për parkimin dhe i nxorri armën

Date:

Share post:

Policia ka pezulluar efektivin e policisë, Fabiol Hasaj i cili ditën e djeshme u konfliktua me punonjësin e një biznesi në zonën “Malajziani” në kryeqytet.

Konflikti nisi pasi punonjësit e një lokali i kërkuan efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre.

Në funksion të hetimit, Fabiol Hasajt iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”, me të cilën kanosi punonjësin.

Në pamjet e kamerave të sigurisë dukej momenti kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin u konfliktua, teksa të pranishëm kishte persona të tjerë, përfshirë edhe 2 gra.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.02.2026, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, Tiranë, te pallatet malajziane, ku punonjësi i Policisë, Nënkomisar F. H., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, për motive të dobëta, u konfliktua me shtetasin D. H., të cilin dyshohet se e ka kanosur me armën e shërbimit, informojmë se:

Menjëherë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nga detyra punonjësin e Policisë, Nënkomisar F. H., dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Gjithashtu, në funksion të hetimit, punonjësit të Policisë iu bllokua arma e shërbimit, tip pistoletë “TT”.

Po në lidhje me këtë rast, ka kryer veprime hetimore e procedurale Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka referuar materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

Fabiol Hasaj rezultonte i punësuar në Policinë e Tropojës. Për AMP, ai deklaroi se ka qenë rastësisht në vendngjarje dhe nuk i njihte personat më përpara. Sipas tij, fillimisht ka pasur frikë se mos i marrin armën dhe ka reaguar duke e nxjerrë nga brezi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...