Masakër në Kanada, 10 të vdekur nga të shtënat në një shkollë të mesme

Date:

Share post:

10 persona kanë humbur jetën pas shtënëve në provincën e British Columbia në Kanada. Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme dhe policia thotë se një person tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital.

Një person të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë. Policia beson se edhe kjo ngjarje është e lidhur me masakrën.

Autori i të shtënave u konfirmua i vdekur më herët pasdite. Policia tha se i dyshuari u gjet i vdekur brenda shkollës dhe dyshimet janë se ai është vetëvrarë.

Dy persona u transportuan me helikopter drejt spitalit me lëndime serioze për jetën. Edhe 25 persona të tjerë po vlerësohen për lëndime në qendrën mjekësore lokale, thanë autoritetet.

Policia njoftoi se do të hetojë “të gjitha rrethanat që lidhen me këtë incident”.

“Kjo ishte një situatë që po zhvillohej me shpejtësi dhe dinamike, dhe bashkëpunimi i menjëhershëm nga shkolla, shërbimet e emergjencës dhe komuniteti luajti një rol kritik në reagimin tonë,” shkroi në një deklaratë shefi i Distriktit Verior, Ken Floyd.

“Mendimet tona janë me familjet, të dashurit dhe të gjithë ata që janë prekur nga ky incident tragjik. Kjo ka qenë një ditë jashtëzakonisht e vështirë për komunitetin tonë, dhe jemi mirënjohës për bashkëpunimin e treguar ndërsa oficerët vazhdojnë punën për të çuar përpara hetimin.”

Policia tha se nuk beson se ka të dyshuar të tjerë, apo ndonjë rrezik të vazhdueshëm për publikun. Ata thanë se po kontrollojnë shtëpi dhe prona të tjera në komunitet për të gjetur këdo tjetër që mund të jetë i plagosur ose i lidhur me incidentin.

Oficerë shtesë të policisë, përfshirë ata nga Njësia e Krimeve të Rënda, po dërgohen në komunitet për të punuar në hetim.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur

Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të...