Shpërndau 111 foto dhe video me përmbajtje pornografike me të mitur, dërgohet për gjykim shtetasi në Fier

Date:

Share post:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin I.M., për veprën penale “Pornografia”. Hetimet nisën pas referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, dhe zbuluan se i pandehuri kishte shpërndarë në platformat e ndryshme sociale si Mobile Streaming, TikTok dhe Pinterest 111 foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur.

Me urdhër të gjykatës u krye kontroll personal dhe i banesës së të pandehurit, duke sekuestruar dy aparate “smartphone” dhe duke u mundësuar prokurorëve hyrjen dhe inspektimin e të dhënave për hetimin e veprës penale.
Ekspertiza tekniko-kompjuterike zbuloi gjithsej 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike të fëmijëve, kryesisht të moshës 10-12 vjeç, të ruajtura në pajisje nga aplikacioni Telegram, nga “chat”-et e instaluara në telefon dhe nga imazhet e fiksuara nga ekrani i celularit.

Prokuroria në Fier thekson angazhimin e saj për hetimin dhe ndëshkimin e çdo personi që kryen veprime abuzuese me fëmijët, duke garantuar mbrojtjen e integritetit fizik dhe psikik të të miturve në çdo formë të shpërndarjes së materialeve pornografike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...