Aktorja Anila Bisha padit Qeverinë dhe AKSHI-n: Kërkon pezullimin e menjëhershëm të ministres “Diella”

Date:

Share post:

Nisi si një projekt inovator i inteligjencës artificiale, por është kthyer tashmë në një betejë të fortë ligjore që ka përfshirë aktoren shqiptare dhe institucionet e shtetit. Aktorja Anila Bisha ka dorëzuar zyrtarisht një padi në Gjykatën Administrative, duke paditur Këshillin e Ministrave, kompaninë “Apel” dhe AKSHI-n, për përdorimin e imazhit të saj për krijimin e “ministres” virtuale, Diella.

Në padinë e saj, aktorja 57-vjeçare kërkon marrjen e një mase sigurimi të menjëhershme: ndalimin e përdorimit të imazhit të saj deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Argumenti kryesor i Bishës lidhet me tejkalimin e kontratës. Sipas dokumentacionit, aktorja kishte dhënë leje që imazhi i saj të përdorej si asistente virtuale në platformën e-Albania deri më 31 dhjetor 2025. Ndërkaq, përdorimi i këtij avatari si “Ministre e Prokurimeve Publike”, një post politik i prezantuar me bujë nga kryeministri Edi Rama, nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes fillestare.

Edhe pse fillimisht e mori me sportivitet “emërimin” e saj si ministre virtuale, Bisha theksoi se pagesa që kishte marrë ishte vetëm për shërbimet e e-Albanias dhe jo për rolin e ri politik që iu dha avatarit të saj.

Gjatë rrëfimit të saj, aktorja tregoi për punën voluminoze që i ishte dashur për të “ngjallur” Diellën, duke regjistruar orë të tëra tekstesh dhe duke kaluar procese të lodhshme teknike për të sinkronizuar zërin dhe lëvizjet e gojës. Megjithatë, ajo që nisi si një bashkëpunim korrekt me AKSHI-n, duket se u kris kur imazhi i saj u përdor si pjesë e kabinetit të ri në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Ministrja “Diella” u prezantua më 11 shtator si një risi që do të revolucionarizonte administratën. Kryeministri Rama madje shkoi më tej, duke deklaruar se Diella do të zhvillonte edhe “fëmijët” e saj virtualë, të cilët do të synonin të asistonin 83 deputetët e mazhorancës në komunikim.

Fati i “ministres” më të përfolur varet nga gjykimi dhe vendimi i Gjykatës Administrative. Nëse gjykata pranon kërkesën e Anila Bishës, qeverisë do t’i duhet të “shkarkojë” përkohësisht ministren e saj digjitale, duke krijuar një precedent unik në Shqipëri mbi të drejtën e autorit dhe mbrojtjen e imazhit në epokën e inteligjencës artificiale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...