Ish drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, ku po mbahet seanca paraprake. Ismaili është vënë nën hetim nga SPAK për sulmin kibernetik ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet pak kohë më parë dhe ia dërgoi dosjen për hetim Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në ngarkim të të Ismailit, Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit. Ismaili po hetohet në gjendje të lirë dhe akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 293/a paragrafi 2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal;
Në dosjen e dorëzuar pranë gjykatës, SPAK thotë se hyrja e paautorizuar u krye në formën e grupit kriminal ndaj janë në akuzë shtetasit Agim Ismailaj, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.
©️zërionline


