Teatri/ Nis në Durrës kërkimi për talentet “Moisiu i Ri”

Date:

Share post:

Trupa profesioniste e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, së bashku me regjisorët, zhvilloi këtë të mërkurë workshop-in e parë me nxënës të shkollave të mesme të qytetit, duke i përfshirë drejtpërdrejt në procesin krijues. Aktorë të njohur të trupës së Durrësit si Gentian Zenelaj, Suela Bako, Andia Xhunga, Alesia Xhemali, Amos Zaharia etj. biseduan me nxënësit pjesëmarrës mbi sfidat dhe kënaqësitë që ofron vënia në skenë e një vepre. Në workshop morën pjesë dhe drejtorja e teatrit Alketa Tragaj dhe drejtorja e ZVA Durrës Amarilda Thërrmija.

Gjatë takimit, nxënësit u njohën nga afër me trupën artistike, regjisorë, aktorë, skenograf/kostumograf, si dhe me rrugëtimin e një produksioni teatral, duke nisur nga ideja për të mbërritur te prova e më tej në realizimin skenik.
Në fillim të muajit, teatri hapi thirrjen për pjesëmarrjen në teatrin e gjimnazeve
“Moisiu i Ri”, duke ftuar nxënës të shkollave të mesme publike dhe private të bëhen pjesë e projektit.
Të rinjtë do të bashkëpunojnë me aktorë dhe regjisorë profesionistë duke përjetuar dhe provuar një proçes të bukur krijues që do të sjellë dhe realizimin e
5–6 shfaqjeve teatrore, mes të cilave do të shpallen dhe 3 më të mirat.

Teatri “A. Moisiu” njofton se pas këtij workshopi të parë projekti vijon me fazën intensive të punës, ku do të zhvillohen provat dhe përgatitja e shfaqjeve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Grabitet me armë argjendaria në Paskuqan, dy autorët largohen me motor

Një argjendari në zonën e Paskuqanit është grabitur pasditen e sotme, ku dy persona të paidentifikuar kanë marrë...

Zjarri në Selenicë, flakët shkrumbojnë dhjetëra makina në një pikë grumbullimi automjetesh

Një zjarr i rënë rreth mesditës së së mërkurës në fshatin Penkovë, pjesë e Bashkisë së Selenicës, përfshiu...

Zjarri në Mallakastër/ Flakët rrezikojnë masivin pyjor të Lofkëndit! Avioni ‘Air Tractor’ bën testin e parë

Në operacion është angazhuar një avion zjarrfikës "Air Tractor" nga Spanja. Avionin e ka sjellë kompania me të...

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...