Nga Kruja nis shërbimi i WiFi falas në të gjithë vendin

Date:

Share post:

Shqipëria shënon sot fillimin zyrtar të shtrirjes kombëtare të WiFi-t publik falas, në kuadër të nismës WiFi4WB (WiFi për Ballkanin Perëndimor). Ceremonia zhvillohet sot, më 13 shkurt 2026, në Kalanë e Krujës, duke simbolizuar një hap të rëndësishëm drejt përshpejtimit të transformimit digjital në vend.

Aktiviteti mbledh përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasada Gjermane në Shqipëri, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), si dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe autoriteteve vendore. Të pranishëm janë edhe aktorë kyç të kësaj nisme, e cila synon pajisjen me WiFi publik falas të hapësirave si sheshe, parqe, biblioteka, muze dhe shkolla në të 61 bashkitë e vendit.

WiFi4WB është pjesë e projektit EU4Digital (BE për Digjitalizimin), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, dhe zbatuar nga GIZ. Nisma parashikon pajisjen me WiFi publik falas të rreth 500 bashkive në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e një plani më të gjerë për përshpejtimin e tranzicionit digjital në rajon.

Përmes kësaj nisme synohet forcimi i aksesit në internet për qytetarët, rritja e përfshirjes digjitale dhe afrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor me Tregun unik digjital të Bashkimit Evropian.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Skulpturat mbi bar dhe parkimi me 3 kate nëntokë, çfarë ndodh me Mauzoleun e Dëshmorëve në Durrës?

Skulptura në gur dhe allçi të vendosura mbi bar, disa prej tyre të mbuluara me qese plastike për...

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në një kohë kur...

Nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë ryshfet, tre shoferë kapen mat në Durrës

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës, pasi tentuan të korruptonin efektivët e Policisë Rrugore për t’i...

Maqedonia e Veriut/Arrestohet pronari i ‘Sante Plus’ Bilal Kara, në kërkim dhe nga Shqipëria

Bilal Kara, pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një...