Përdhunuan 31-vjeçaren suedeze në Tiranë, arrestohen 3 persona nga Turqia

Date:

Share post:

Tre persona nga Turqia janë arrestuar nga Komisariati nr. 2 në Tiranë, pas denoncimit të një 32-vjeçareje suedeze, e cila pretendon se është përdhunuar në një apartament me qira pranë zonës së Zogut të Zi.

Në pranga ra 29-vjeçari Ferhatcan Cicek, nga Stambolli, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura. Sipas burime pranë policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 shkurtit. E reja nga Suedia V. E. u dërgua për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u konstatuar shenja dhe dëmtime që përputhen me dhunë seksuale.

Gjatë kontrollit në banesën me qira, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi. Për këtë arsye, ndaj 29-vjeçarit rëndon edhe akuza e prodhimit dhe shitjes së drogës. Po ashtu, janë arrestuar edhe dy të tjerë, 29 dhe 32 vjeç, të cilët dyshohet se kanë qenë të pranishëm në apartament gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja.

Sipas hetimeve paraprake, ata kanë poseduar dhe konsumuar një pjesë të lëndës narkotike të gjetur në banesë dhe akuzohen për moskallëzim krimi e drogë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin turk F. C., 29 vjeç, pasi dyshohet se në një apartament të marrë me qira, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të huaj 32 vjeçe. Gjatë kontrollit në këtë ambienti u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, për këtë rast u arrestuan shtetasit B. O., 29 vjeç dhe M. D., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë qenë prezent dhe nuk kanë kallëzuar për krimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Ergys Agasi, i cili ndodhet në qeli për dosjen e AKSHI-t, është transferuar nga paraburgimi i Bradasheshit drejt...

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...