Antikontrabanda bllokon veshje të markave të shtrenjta në portin e Durrësit

Date:

Share post:

Ditën e sotme, Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës, ka bllokuar një sasi prej 103,000 palë veshjesh të ndryshme, të cilat mbanin emrat e markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein.

Për këto mallra ekzistojnë dyshime për shkelje të ligjit mbi markat tregtare dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.

Ky fenomen, së bashku me tregtimin pa kontroll të rrobave të përdorura (gabi), përbën një plagë të hershme që dëmton rëndë prodhuesit vendas. Kjo situatë, sipas shoqatës së eksportuesve dhe prodhuesve vendas, krijon konkurrencë të padrejtë dhe i pengon ata të zënë vendin që meritojnë në tregun vendas me produktet dhe markat shqiptare.

Duke pasur parasysh se, sipas statistikave të luftës kundër fenomeneve të kundërligjshme, vetëm rreth 10% e mallrave të paligjshme arrijnë të bllokohen, është e lehtë të imagjinohet përmasa reale e sasisë që hyn në vend.

Organet kompetente pritet të intensifikojnë më tej përpjekjet për të luftuar këto fenomene, të cilat dëmtojnë tregun vendas dhe prodhuesit shqiptarë që prej vitesh përpiqen të jenë pjesë aktive dhe konkurruese në tregun kombëtar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...