Banorët e Gramzës bllokojnë rrugën mes shiut, Paralajmërojnë përshkallëzim të protestave

Date:

Share post:

Nën reshje të dendura shiu, banorët e disa fshatrave protestuan ditën e sotme pranë rrugës së fshatit Gramzë, duke bllokuar për rreth një orë qarkullimin e automjeteve.

Protestuesit ndaluan lëvizjen në segmentin që lidh autostradën Thumanë–Kashar me aksin e vjetër Thumanë–Fushë Krujë. Sipas tyre, një pjesë prej rreth 500 metrash e kësaj rruge ndodhet në gjendje të amortizuar dhe problematike, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve, sidomos gjatë motit me reshje.

Banorët shprehen se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, deri më tani nuk është ndërhyrë me investime konkrete për rehabilitimin e këtij segmenti. Ata theksojnë se situata është përkeqësuar me kalimin e kohës, ndërsa balta dhe gropat e shumta e bëjnë rrugën pothuajse të pakalueshme në ditë me shi.

Pas një ore bllokimi, protesta u mbyll pa incidente, por banorët paralajmëruan se nëse nuk do të ketë reagim nga institucionet përgjegjëse, do të rikthehen me forma të tjera proteste në ditët në vijim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...